Rritja e rasteve me Covid-19, Spanja zgjat karantinën për disa vende

schedule08:30 - 3 Prill, 2021

schedule 08:30 - 3 Prill, 2021

Spanja ka zgjatur deri më 19 prill karantinën për udhëtarët që vijnë nga Kolumbia, Peruja dhe 8 vende afrikane për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja të COVID-19.
Kjo karantinë do të jetë e detyrueshme edhe për udhëtarët që vijnë nga Brazili dhe Afrika e Jugut.

Vendet afrikane në fjalë janë Botsvana, Komoret, Gana, Kenia, Mozambiku, Tanzania, Zambia dhe Zimbabve. Udhëtarët nga 12 vende duhet të karantinohen për 10 ditë dhe duhet të kenë një test negativ PCR.

Spanja është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia COVID-19, me më shumë se 75 000 viktima dhe më shumë se 3,2 milion raste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!