Rritja e rasteve me Covid-19, njësitë e kujdesit intensiv në Itali në kaos

schedule08:20 - 8 Janar, 2021

schedule 08:20 - 8 Janar, 2021

Pas progresit të javëve të fundit, numri i rajoneve që tejkalojnë pragun e alarmit për vendet e zënë nga pacientët COVID-19 në kujdesin intensiv është rritur sërish, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).

“Në fakt, mesatarja kombëtare është 30 %, por nëntë rajone e tejkalojnë këtë prag me 40 %”, sipas Agenas.

Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.

Rajonet ku tejkalohet ky prag janë: Emilia Romagna (31%), Friuli Venezia Giulia (35%), Lazio (32%), Lombardia (38%), Piemonte (31%), Provinca Autonome e Bolzanos (35%) ), Provinca Autonome e Trentos (50%), Pulias (33%) dhe Venetos (37%)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!