Japonia pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në Tokio dhe disa rajone të tjera për 3 javë, sipas zyrtarëve, ndërsa vendi po lufton për të frenuar një valë të katërt të infeksioneve më pak se dy muaj para hapjes zyrtare së Lojërave Olimpike.
Gjendja e jashtëzakonshme – e treta në kryeqytet që nga fillimi i pandemisë u vendos në fund të Prillit dhe pritej të përfundonte në 11 maj, por qeveria vendosi të zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme deri në 20 qershor.
Numri i të infektuarve ka pësuar rënie në Tokio gjatë ditëve të fundit por incidenca e rasteve të përditshme mbetet e lartë, prandaj nuk këshillohet lehtësimi i masave, sipas ekspertëve./abcnews.al