Qeveria në Britaninë e Madhe mund të detyrohet që të shtyjë datën e heqjes së karantinës për Anglinë. Shkak është bërë rritja e dukshme e rasteve me koronavirus.
Kryeministri Boris Johnson pritet që të njoftojnë shtyrjen e masave rreth orës 18.00 me orën lokale.
Gazetari Shehab Khan bëri të ditur në një postim në Twitter, se pritet që Johnson të bëjë njoftim rreth afatit të 21 qershorit.
“Të gjitha sugjerimet janë që në këtë pikë do të kemi shtyrje,” shkroi ai.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Britania e Madhe ka regjistruar rreth 4.6 milionë të infektuar dhe 51,692 viktima. s.b/abcnews.al/