Rritja e rasteve/ Austria mbyll baret dhe restorantet, qytetarët dalin nga shtëpia me orar

schedule19:32 - 31 Tetor, 2020

schedule 19:32 - 31 Tetor, 2020

Qeveria austriake ka deklaruar ditën e sotme se infeksionet e koronavirusit po i afrohen një niveli të paqëndrueshëm për sistemin e saj spitalor.

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi sot në një konferencë për shtyp se qeveria ka vendosur bllokimin e lëvizjes nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, ndërsa baret dhe restorantet gjatë kësaj periudhe mund të punojnë me porosi. Hotelet do të mbyllen për turistët.

Kompanitë që do të preken nga kjo mbyllje do të kompensohen deri në 80 për qind të fitimeve të tyre që kanë pasur nëntorin e kaluar, por me kushtin që ata të vazhdojnë të mbajnë në punë punëtorët e tyre, tha kancelari austriak.

Po ashtu, në Austri do të ndalohen vizitat nëpër shtëpi, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit. Banorët po ashtu inkurajohen që të punojnë nga shtëpitë.

Kancelari Kurz i përshkruajti masat si “mbyllje të dytë”, ndërsa theksoi se ato do të jenë në fuqi deri në fund të nëntorit. Në Austri, shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura ./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!