Japonia ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në Osaka, Tokio dhe disa zona fqinjë për shkak të rritjeve të rasteve. Saitama, Kanagawa dhe Chiba, si dhe Osaka kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme nga e hëna deri më 31 gusht.
Masat tashmë të vendosura në Tokio dhe ishullin jugor të Okinawa do të zgjasin deri në fund të gushtit. Pesë zona të tjera, përfshirë Hokkaido, Kyoto, Hyogo dhe Fukuoka, do të vendosen kufizime më pak të ashpra.
Tokio ka raportuar një rritje rekord të rasteve për tre ditë rresht, përfshirë 3,865 të enjten. Rastet janë dyfishuar që nga java e kaluar, dhe zyrtarët kanë paralajmëruar se mund të arrijnë 4,500 në ditë brenda dy javësh./abcnews.al