Rritja e pagave/ Sejdarasi: 40 në 100 ndërmarrje ndoqën shembullin e qeverisë. Pashai: Punonjësi mbetet i pakënaqur, shkak çmimet e larta

schedule20:08 - 17 Shtator, 2024

schedule 20:08 - 17 Shtator, 2024

Biznesi, punësimi dhe sfidat me të cilat përballen në Shqipëri janë temë diskutimi mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla. Gazetari Bardhi Sejdarasi thotë se burimet njerëzore në vendin tonë nuk janë trajtuar asnjëherë si burime që shkojnë paralel me fitimet e biznesit.

Sipas tij, duke cituar një sondazh të kryer nga Këshilli i Investimeve, 41 në 100 ndërmarrje private kanë ndjekur shembullin e qeverisë në sektorin publik, duke rritur pagat. Eksperti për tregun, Erald Pashai deklaroi se ndonëse ka pasur rritje pagash, punëmarrësi mbetet i pakënaqur për shkak të rritjes së çmimeve.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi Sejdarasi: Dy nga sondazhet më të rëndësishme i eliminuan të gjithë ata faktorë të tjerë që ndikonin, nuk folën as për korrupsionin apo taksat por për mungesën e fuqisë punëtore madje e fuqisë punëtorë të kualifikuar. Është komplekse, por temë e ditës. E para varet nga faktorët reale brenda Shqipërisë. Emigracioni në radhë të parë, nga një gjë që nuk e përmendim shumë që unë e lidh me lindshmërinë. Ka rënë jashtëzakonisht shumë, në disa qytete kemi më shumë vdekje sesa lindje. Por gjithashtu lidhet edhe me nevojën që a ka mundësi biznesi vendas dhe i huaj për të siguruar fuqi punëtore adekuate. Ne s’i kemi këto, kemi më pak fuqi punëtore për shkak të gabimeve që kemi bërë, të qeverisë por edhe të bizneseve. Ne s’i kemi trajtuar asnjëherë burimet njerëzore si burime që duhet të shkojnë paralel me fitimet. Këtu ka akoma ata që i japin gjysmën e rrogës në bankë. Kemi pjesën tjetër që në momentin që fiton kompania, duhet të sigurojë një rritje pagash për punonjësit. I mbeti qeverisë që të ushtronte presion të jashtëzakonshëm. Presioni vjen nga qeveria por gjithsesi është hap i mirë. Ka një sondazh, një matje nga Këshilli i Investimeve që pas presionit të qeverisë për rritjen e pagave, këshilli identifikoi deri në 41-100 ndërmarrje që thonë se ne po ndjekim qeverinë. Është shifër e pranueshme që 41 në 100 ndërmarrje në një kampion kanë rritur pagat.

Erald Pashai: Problemi kryesor qëndron te niveli ekonomik. Niveli i ulët ekonomik, mendësia dhe më pas faktorët e tjerë. Niveli i ulët ekonomik i Shqipërisë, ne jemi të fundit në Evropë, në kuadër të punësimit jemi të fundit, ky është një problem që sjell edhe ndryshimin e pagave dhe përmirësimin e tregut të punës. Pse është kaq i rëndësishëm punësimi në Amerikë? Sepse ekonomia përkthehet për çdo qytetar nëpërmjet punësimit. Kjo temë prek çdo qytetar në xhepin e tij. Nuk e kupton qytetari i zakonshëm nëse ekonomia po lulëzon apo jo. E kupton vetëm nëpërmjet punësimit. Dhe nëpërmjet punësimit dinjitoz, me paga të larta, ai e ndjen nëse po rritet ekonomia. Në situatën aktuale mund të themi se pagat janë më të mira, po fuqia blerëse ka rënë shumë. Pra rritja e çmimeve që ka ndodhur, a është i kënaqur sot punëmarrësi shqiptar, unë them se është i pakënaqur sepse nuk i del ajo që merr sepse çmimet janë rritur jashtëzakonisht shumë. Për shkak se duhet të ndërtojmë disa mekanizma, të na ndihmojmë punëmarrësin që të rrisin mënyrë graduale të ardhurat e tij. Faktori kryesor që ndikon në pagë është tregu. Ka disa mekanizma që të frenojmë emigracionin, e ka frenuar pak deri diku, por prapë kemi pas. Ne na është tkurrur forca e punës, dëshira për punë. Dëshira për punë nxitet me pagesa më të larta. Të gjitha këto nxitje, ka ndërhyrje nga disa faktorë, dhe kryesori është biznesi dhe jo qeveria, por biznesi për interes të tij sepse i kushton më pak dhe më mirë po ta bëjë këtë forcë që ta riaktivizojë në tregun e punës. Qeveria është një faktor, bën mirë kur rrit pagat se ndihmon por habitem që nga ky sondazh që duhet të nxiten nga qeveria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!