Rritja e pagave të administratës publike, mes të cilëve ministrave dhe deputetëve ishte temë diskutimi në në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News. Avokati Zaçe Islami, i ftuar në studio, e cilësoi rritjen e pagave për deputetët si skandaloze pasi sipas tij, rritja duhet të niste së pari nga shtresat më të ulëta.
“Gjëja e fundit që duhet të ishte bërë. Duhet të ishte filluar nga minimumi i jetesës. Të përcaktohet njëherë mimimuni me qëllim që të gjithë të trajtohen të barabartë. Të paktën shtresa që nuk ka biznese dhe të ardhura të tjera, si pensionistët dhe shtresat e tjera të popullsisë. Ngritja e rrogave të deputetëve është skandal“, tha ai.
Ndërkaq, sipas pedagogut Lush Susaj tha se rritja e pagave është e vonuar por ka probleme.
“Është rritje e vonuar, e domosdoshme por shumë difektoze sepse shoqëria demokratike është e shanseve të barabarta. Rroga e presidentit është rritur 66 përqind, sa 48 pensionistë. Marrim kryeministrin 73 përqind dhe merr sa tre profesorë doktora. Deputetit 98 përqind. Ka një problem se shumica e deputetëve kanë menaxhuar të gjithë tenderat dhe kanë shitur të gjithë vendet e punës.“, tha pedagogu./abcnews.al