Rritja e pagave në OSHEE, administratori Karakaçi: Përfituesit më të mëdhenj janë punonjësit e terrenit

schedule20:36 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 20:36 - 1 Dhjetor, 2023

Administratori i OSHEE, Enea Karakaçi thotë se nga rritja e pagave në këtë institucion, përfituesit më të mëdhenj do të jenë punonjësit e terrenit, si elektriçistët dhe faturuesit.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Karakaçi u shpreh se paga do të jetë e aplikueshme që në muajin dhjetor dhe do të vazhdojë në vitin 2024.

“Rritja e pagave në OSHEE është një lajm i mirë për të gjithë sektorin. Kjo ka lejuar që OSHEE, të çojë në mundësinë e investimeve për kapitalin më të rëndësishëm, njerëzit. Përfituesit kryesorë janë punonjësit e terrenit, janë elektriçistët, faturuesit. Mbi 3 mijë punonjës terreni, janë me rritje 30%. Ulja e nivelit të humbjeve, rritja e arkëtimeve, kjo situatë, e lejoi këtë rritje. Përfitojnë të gjithë punonjësit e grupit. Kanë kaluar rritje page, përfitues më domethënës janë punonjësit e terrenit. Ne kemi fatin shumë të mirë, që kemi punonjës që kanë 20 ose 30 vite në shoqërinë tonë. Paga bazë e një elektriçisti me vjetërsi pune 15%, shkon mbi 75 apo 80 mijë lekë, duke marrë parasysh që paga mesatare ka qenë 40-45 mijë lekë. Nuk është e mjaftueshme, por kaq mund të bëjmë deri tani.

Paga është e garantuar, do jetë e aplikushme në dhjetor dhe në 2024 e tutje. Ky është një element shumë i rëndësishëm, duam të promovojmë, kemi dëshirë të madh për punonjës, kush është jurist, ekonomist, IT, janë të lutur të aplikojnë. Kemi parë dyndje aplikimesh, po i shikojmë me kujdes, duam t’i kemi me cilësi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!