Rritja e pagave 15% për mësuesit, jo reale

schedule16:58 - 19 Janar, 2021

schedule 16:58 - 19 Janar, 2021

Nga Maksi Rama

 Arsimtarët janë  të pakënaqur me nivelin e rritjes  reale të pagave. Qeveria Rama premtoi 15% rritje, por në realitet sipas Sindikatës së Arsimit niveli real i shtesës së pagës është vetëm 9-10 %.

“Nga llogaritjet që kemi bërë, paga nuk është rritur as sa u premtua. Paga e mësuesve është rritur pak më tepër se 9%”, u shpreh Nevrus Kaptelli, presidenti i Sindikatës së Arsimit.

Nëse bëjmë një vlerësim të pagës për mësuesit e  9-vjeçares të cilët marrin 65,800 lekë  me shtesën, sipas qeverisë ajo bëhet 72.100 lekë. Rritja është 6.300 lekë ose e kthyer në % vetëm 9.5%. Ndërkohë nëse paga  e këtij mësuesi  do të rritej me  15%  shtesa  duhet të ishte 9.870 lekë.

Premtimet e qeverisë për pagat, arsimtarët i konsiderojnë thjesht si mashtrime elektorale.

 “Pagat e mësuesve janë rritur vetëm tre herë dhe të tria këto raste janë një tallje, pasi pagat janë rritur gjithmonë para fushatës zgjedhore”, tha më tej ai.

Kryeministri Rama i pyetur nga ABC lidhur me pretendimet e Sindikatës së Arsimit se paga nuk është rritur me 15% sikurse është deklaruar , por 9%  me ironi theksoi  se rritja është bërë sipas funksioneve, duke mos dhënë më shumë detaje.

 “Rritja e pagës është bërë sipas funksioneve, ka qenë e qartë që në krye të herës. Nuk është 7×7 bëjnë 42”, është shprehur Rama.

Qeveria miratoi rritje page për vitin 2021 vetëm për mësuesit dhe mjekët.

/abcnews.al/