Rritja e numrit të turistëve, eksperti: Shqipëria në momentin më të mirë në sektorit turistik, duhen politika të reja

schedule15:33 - 25 Gusht, 2023

schedule 15:33 - 25 Gusht, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Adrian Civici i ftuar tek “Sheshi i Dollarit”, ka folur në lidhje me fluksin e shtuar të turistëve në vendin tonë gjatë sezonit veror.

Civici në fjalën e tij është shprehur se shifrat janë shumë optimiste dhe sipas tij potencialet e Shqipërisë për të afruar produkt turistik janë shumë të më të mëdha se ata që kemi shfrytëzuar deri më tani.

Natyrisht që janë optimiste, në një farë mase edhe të pritshme. Natyrisht potencialet e Shqipërisë për të afruar produkt turistik janë shumë të më të mëdha se ata që kemi shfrytëzuar deri më tani.

Është një  periudhë specifike e mënyrës së si zhvillohet turizmi në nivel ndërkombëtar, pas pandemisë.

Ka një rritje më të madhe të kërkesave për shërbime turistike, në vendet e Mesdheut, rajonit dhe më gjerë.

Në këtë kontekst Shqipëria është në momentin më të mirë në sektorit turistik. Vlerësohet jo vetëm turizmi detar, por edhe ai malor, kulturor dhe lloje të tjera”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka theksuar se pritet që viti që vjen të sjellë edhe më shumë turistë dhe rritje të investimeve në këtë sektor dhe jo vetëm, por sipas tij është e rëndësishme që të ndërmerren politika në këtë drejtim, pasi turizmi nuk është thjeshtë për të shkuar në plazh, por tanimë turizmi ka edhe nevojën për të njohur vendin, traditën dhe kulturën.

Natyrisht që ka, jo vetëm për investim, por edhe për politika të qarta të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Sepse turizmi nuk është thjeshtë për të shkuar në plazh, por tanimë turizmi ka edhe nevojën për të njohur vendin, traditën dhe kulturën.

Vizioni me i qartë dhe një koncept i produktit turistik. Pra ne nuk duhet të mendojmë që duhet të ofrojmë vetëm kushte të mira dhe favorshme, për duhet të ndërtojmë ofertën tonë turistike, si një produkt turistik të mirëfilltë që ndikon të kompanitë që sjellin turizmin në Shqipëri.

Çështja e transportit është një element që mungon. Sistemi hekurudhor që të mbulojë zonat turistike dhe një sistem transporti më të gjerë do ta favorizonte turizmin që ne kemi”, ka thënë eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!