Rritja e numrit të të infektuarve me Covid, Beogradi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule19:23 - 3 Korrik, 2020

schedule 19:23 - 3 Korrik, 2020

Pas rritjes së numrit të rasteve të reja në 24 orë me koronavirus, Serbia ka vendosur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Beograd.

Mediat vendase bëjnë me dije se  kryetari i Beogradit, Zoran Radojiçiq, ka theksuar se ky është një vendim që vjen për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike të shkaktuar nga koronavirusi.

Ndërkohë, vendimi për tri masa të reja pritet të merret sot. Një ditë më parë presidenti Aleksandër Vuçiç njoftoi për disa nga masat që kanë nisur të zbatohen nga sot.

Klubet e natës do të mbyllen për dy javë – nga 11:00 e mbrëmjes deri në orën 6:00 të mëngjesit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!