Rritja e numrit të të infektuarve, Alhysa: I domosdoshëm shtimi i personelit mjekësor në terren

schedule14:46 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:46 - 20 Tetor, 2020

COVID-19 vazhdon përhapjen në të gjithë vendit dhe shifrat në rritje po sjellin nevojën e shtimit të stafeve të mjekëve dhe infermierëve në terren.

Këtë problematikë e ngre ndihmës epidemiologu i Durrësit, Zija Alhysa, që është pjesë e grupit që merr tamponë.

“Shpërndarja e covid-19 është më e lartë se nga marsi. Deri më sot ka një shpërndarje në të gjithë territorit. Presim të shtohen grupet e punës jemi dy grupe dhe duhen të paktën dhe tre grupe në terren”, u shpreh ai.

Ai flet dhe për neglizhencë të mjekëve të familjes.

“Mjekët nuk merren me të sëmurët, nuk janë të përshirë, vetëm na marrin në telefon”, tregon ai.

Alhysa është i shqetësuar dhe për të karantinuarit në lidhje me mosdhënien e pagave nga punëmarrësit gjatë periudhës së izolimit. Ai i drejton një kërkesë qeverisë.

“Të dalë një ligj që këta që janë të karantinuar të marrin rrogat nga pronarët sepse kam ankesa që nuk i paguajnë”, tha ai.

Ndërkaq virusi është kthyer në kadastrën shtetërore në Durrës.

Gjithashtu koronavirusi vijon të përhapet dhe në institucionet e edukimit në Elbasan.

3 janë rastet e fundit në sistemin arsimor e Elbasanit me Covid. Drejtoresha e shkollës “Jorgji Pilo” një mësues në fshatin kusar dhe një edukatore në kopshtin 14.

Me gjithë të konfirmuarit e rinj në total numri i mësuesve aktiv në Elbasan është 25.

Ata janë zëvendësuar me arsimtarë të tjerë.

Inspektoriati shtetëror shëndetësor në Vlorë ka mbyllur kopshin nr,2.

Shkak është bërë konfirmimi pozitiv i katër pjesëtarëve të stafit 2 edukatoreve dhe 2 sanitareve.

Mësohet se dhe pjesës tjetër të personelit ju janë marrë tamponët dhe deri në daljen e përgjigjeve, kopshti do të qëndrojë mbyllur.

/abcnews.al/