Rritja e numrit të rastev etë reja me covid në Fier ka bërë që autoritetet përkatëse të marrin dhe masat e nevojshme në lidhje me këtë fakt.
Burime për Abc News bëjnë me dije se pas konfirmimit të 9 rasteve të reja me Covid një ditë më parë në Fier, ka bërë që të fillojë dezinfektimi në pallate, godina shtetërore e private, një proces që do të vijojë për 15 ditë.
Një ditë më parë ka rezultuar me koronavirus një ndër biznesmenët më të njohur në Fier, ndërkohë pjesë e rasteve pozitiv ka qenë një grua shtëpiake, tre antarë të një familje, një vater e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të meparshëm të cilët rezultuan pozitiv me Covid në Kadaster dhe zyrat Adisa.
Gjate ditës se djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshem tamponesh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigja e rezultatit të tyre.
Pjesa me e madhe e rasteve pozitiv janë duke u ndjekur ne menyre ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë./abcnews.al