Me shtimin e të prekurve nga COVID në Shqipëri qeveria e Malit të Zi nga kjo e hënë deri në një afat të pacaktuar vendosi të ashpërsojë masat në kufi.
Me të mësuar lajmin duket se shqiptarët me makina private siç duket dhe nga pamjet që vijnë nga pika doganore e Muriqanit kanë vendosur të mos lëvizin drejt Malit të Zi, pasi nuk disponojnë një test që tregon se janë negativë ndaj Covid 19.
Kujtojmë këtu se në vendin tonë testet kryhen vetëm nga një institucion publik i certifikuar, që është ISHP dhe tamponët merren në mënyrë të organizuar nga shteti, vetëm për të dyshuarit dhe personat që shfaqin shenja të virusit.
As edhe një automjet nuk ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi përveç autobusëve që po udhëtojnë në drejtim të Italisë. Deri tani të vetmit shtetas që futen në Shqipëri nga Mali i Zi janë shtetas të huaj, që vijnë nga shtete ku nuk ka pengesa. Po ashtu dhe shtetas që Malin e zi e përdorin si transit.
“Po kthehem nga Italia, do rri një javë në Shqipëri. Dhe do kthehem që këtej se jam transit, s’besoj se do kem probleme”, u shpreh një qytetar.
“Vij nga Zvicra për në Kosovë. Kemi bërë një pushim në Ulqin dhe kemi ardhur mirë”, u shpreh një tjetër qytetar.
Ndërsa disa shqiptarë që kaluan fundjavën në Mal të Zi argumentojnë analiza e testit është e tepërt kur kryerja e tyre është e kufizuar.
“S’më duket në rregull, sepse duhet i gjithë populli të testohet, jo kështu. Mirë është që të bëhet testi dhe të kalosh”, tha një qytetar.
Gjithsesi kufirin mund ta kalojnë pa kufizim vetëm mjekët, diplomatët, ushtarakët, shoferët e transportit të mallrave, punonjësit e organizatat ndërkombëtare dhe ata që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare në Malin e Zi.
Ky vendim u mor pasi më herët Mali i Zi vendosi që nëse infektohen më shumë se 700 persona ose do të mbyllte kufirin tokësor dhe në fakt Shqipëria e kaloi këtë numër me afro 90./abcnews.al