Forcat e Armatosura v greke vijojnë me ndërtimin dhe vendosjen e barrierave artificiale ndarëse përgjatë kufirit në Evros.
Mediat vendase bëjnë me dije se punimet kryhen paralelisht me ndërtimin e gardhit me gjatësi 26 km. Sipas informacioneve këto punime kryhen sipas udhëzimeve të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare (GEETHA), marrin pjesë njësitë inxhinierike dhe skuadrat e ndërtimit të formacioneve të Forcave të Armatosura të rajonit të Evros.

Ndër të tjera theksohet se qëllimi i punës është të lehtësojë punën e stafit të policisë greke dhe Frontex në kryerjen e patrullave, në mbikëqyrje dhe në parandalimin e sigurt të hyrjes.e.su./abcnews.al



