Një 17-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë në veri të Londrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Viktima u gjet me një plagë plumbi dhe policia njoftoi se ajo vdiq në vendin e ngjarjes rreth orës 22:43 të së hënës.
Ndërkohë një 16-vjeçar tjetër është në gjendje të rëndë në spital pasi u qëllua me armë në një incident tjetër në lindje të Londrës. Edhe kjo ngjarje ndodhi po në të njëjtën natë, ndërsa një adoleshent tjetër, 17 vjeç, u plagos me thikë.
Policia nuk ka dhënë informacion nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe deri më tani nuk ka arrestuar asnjë person.
Këto raste konfirmojnë rritjen e krimit në kryeqytetin e Anglisë./abcnews.al