Rritja e inflacionit, Gjergji në Abc: Qytetarët po e ndiejnë drejtpërdrejtë, kriza e çmimeve nisi me pandeminë

schedule19:49 - 28 Korrik, 2022

schedule 19:49 - 28 Korrik, 2022

Rritja e menjëhershme e inflacionit, ka futur në krizë ekonomitë botërore, mes tyre dhe ekonominë shqiptare.

Për të folur për këtë çështje ishte i ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë Artan Gjergji.

Ai tha se për herë të parë qytetarët shqiptarë po kuptojnë realisht se çfarë do të thotë rritje inflacioni, pasi po ndikon direkt në xhepat e tyre.

Gjergji theksoi se rritja e çmimeve në mbarë botën nisi me pandeminë dhe kulmoi me luftën në Ukrainë.

Ai tha se shkak për rritjen e menjëhershme të çmimeve në mbarë botën u bënë bllokimi i lëndëve të para për shkak të luftës, pasi si Rusia dhe Ukraina janë shtetet që zënë një vend të rëndësishme për eksportin e disa lëndëve të para në botë, siç janë drithërat, gazi, nafta apo dhe çeliku.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Jemi në kushtet e një krize që nuk është vetëm e Shqipërisë. Ajo që shihet si alarm në botë, është situata e inflacionit, çfarë po ndodh, dhe si qëndron Shqipëria?

Gjergji: Inflacioni nuk është asgjë tjetër veçse rritja e herëpashershme e çmimeve. Ky është një fenomen që prej shumë vitesh vetëm e kemi shpjeguar si fenomen, por që tashmë qytetarët po e kuptojnë në xhepat e tyre se çfarë do të thotë inflacion i lartë në një kohë të shkurtër. Fenomeni filloi me krizën e Covid në mbarë botën siç ishte ndërprerja e prodhimit apo dhe konsumimi në mbarë botën, solli një bllokim të ekonomisë botërore. Çfarë bënë qeveritë, injektuan shumë para në mënyrë që qytetarët të ruanin një nivel konsumi. Por doktrina ekonomike tregon se injektimi i mjaft parave dhe kur ekonomia doli nga recensioni ajo u ndie, sepse u rrit kërkesa.

Xhokaxhi: Pra kjo nuk lidhet vetëm me luftën?

Gjergji: Jo, baza nisi nga pandemia dhe injektimi i shumë parave. Ndërsa vlen ja vuri lufta në Ukrainë, apsi patën një ndikim direkt në lënët e para. Pas nëse mbledhim tregjet e Rusisë dhe Ukrainës ato kanë më shumë se 40% të drithërave në të gjithë botën, janë ekspertues të mëdhenj të gatit dhe naftës, të çelikut. Janë disa lëndë të para dhe produkte të cilat u bllokuan. Pra këto burime mungojnë në treg dhe kjo ka rritur në masë çmimet. Në momentin që kemi rritje çmimesh Bankat qendrore përdorin instrumente financiare për ta ndaluar këtë gjë. Rritja e normës së interesit tenton të nxisë njerëzit që mos e mbajnë paranë në qarkullim por ta kthejnë nëpër banka.

Xhokaxhi: Sipas statistikave vetëm zvogëlim depozitash ka në Shqipëri?

Gjergji: Jo, ne dhe në kohë covidi kemi patur rritje depozitash.

Xhokaxhi: Flas për depozitat e qytetarëve të thjeshtë?

Gjergji: Po kjo është e vërtetë, pasi ka qytetarë të thjeshtë që tërheqin para.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!