Rritja e infektimeve, Manastirliu urdhër inspektorateve: Rrisni kontrollet për masat

schedule18:09 - 18 Tetor, 2021

schedule 18:09 - 18 Tetor, 2021

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkon riorganizimin e inspektorateve dhe forcimin e kontrolleve anti-COVID në territor. Ditën e sotme, ministrja ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor duke ua bërë të qarta kërkesat.

Me drejtuesit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor kërkova riorganizimin e strukturave të inspektimit në territor, në funksion të monitorimit të zbatimit të masave antiCovid si dhe forcimin e kontrolleve në strukturat e ofruesve të shërbimeve publike dhe jo publike me qëllim garantimin e standardeve të cilësisë” mbyllet postimi.

Prej shtatorit, me hyrjen e stinës së vjeshtës në Shqipëri janë rritur numrat e të infektuarve dhe viktimave./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!