Rritja e çmimit të vajit në Kosovë, PDK: Krim dhe po ndodh me lejen e Qeverisë

schedule15:32 - 10 Mars, 2022

schedule 15:32 - 10 Mars, 2022

Ngritja e çmimeve në shumë artikuj ushqimorë ka nxitur reagime në opinionin publik në Kosovë. Çmimi i vajit ushqimor, nga 1.60 sa ka qenë ditëve të fundit sot është raportuar se ka shkuar deri në 3.50 euro.

Për një gjë të tillë ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky është krim dhe se kjo po ndodh me lejen e Qeverisë.

“3.49 euro vaji. S’ka të bëjë më as me krizën as me mungesën. Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqua me situatën në teren. A ka inspektor ky vend që ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve”, ka shkruar Musliu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!