Rritja e çmimit të karburanteve, Haxhi: Faktorët ndikues, kur do ketë stabilitet. Pse investitorët “tremben” nga Shqipëria

schedule19:56 - 2 Shkurt, 2022

schedule 19:56 - 2 Shkurt, 2022

Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare. I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc ish-zv. ministri i Ekonomisë Elton Haxhi tha se ky sektor sjell të ardhura të rëndësishme në buxhet nga pjesa e tregtimit të karburanteve. Ndër të tjera Haxhi tha se kjo rritje çmimi vjen për shkak të ngjarjeve në të shkuarën.

“Zë peshë të rëndësishme. Sjell të ardhura të rëndësishme në buxhet pjesa e tregtimit të karburanteve. Vëmendja dhe hapësira për evazion në këtë sektor është e madhe. Të gjitha qeveritë kanë marrë masa në drejtim të uljes së riskut dhe të evazionit në këtë sektor. Përveç taksave që paguhen për çdo litër karburant duhet të kemi parasysh markimin, kolaudimin e pompave. Pra kemi disa kosto të cilat të gjitha adresojnë riskun që ka ky sektor pasi  e dimë që ky sektor nga të gjitha të dhënat edhe ngjarjet që kanë ndodhur në të kaluarën kanë prodhuar që ky është sektor që ka evazion. Qoftë te kontrabanda apo evazioni fiskal qoftë te korrektesa në shitje. Të gjitha këto kanë sjellë vëmendje të shtuar të shtetit, këto shoqërohen dhe me kosto për operatorët”, tha ai.

Indeksimi i akcizës së mallrave me nivelin e inflacionit, sa ka ndikuar dhe sa do ndikojë? “Çdo 2 vjet parashikohet të ketë indeksim. Në varësi të nivelit të inflacionit do bëhet indeksimi i nivelit të akcizës. Akciza nuk varet nga inflacioni është e logjikshme që dhe akciza të ndjekë të njëjtën logjike.  Ky ndryshim përveç kostove në rritje bën dhe parashikimin e këtyre kostove”, u përgjigj Haxhi.

Kjo rritje çmimesh sipas ish- zv. ministrit vjen si një taksë indirekte që “marr” taksën e hequr nga regjistrimi i automjeteve.

Një pjesë e taksave që janë hequr nga regjistrimi i automjeteve janë transferuar te pjesa e konsumit secili të paguajë për aq sa konsumon. Nga një takse e drejtpërdrejtë ka kaluar në një taksë indirekte te çlirimi i karburantit ose akcizave”.

Ministrja Delina Ibrahimaj tha se parashikohet që çmimet të reduktohen pas 6 mujorit të parë të 2022. Haxhi i pyetur se sa është e mundur që kjo të ndodhë, ministri u shpreh: “Se di çfarë ka ndërmend të bëjë ministria e financave në lidhje me kontrollin e çmimeve të karburanteve. Por në ligjin aktual  s’ka të drejtë të kontrollojë nivelin e çmimeve”.

Nëse çmimet do kenë stabilitet në në gjysmën e parë të 2022, ish-zv.ministri tha se kjo do varet dhe nga rritja e çmimeve në treg ndërkombëtar.

“Ky është një deklaratë e përsëritur edhe në daljen e mëparshme (referur deklaratës së Sejkos). BSH ka konfirmuar se rritja e çmimeve është e përkohshme deri në gjysmën e parë të 2022. Kjo pastaj do varet dhe nga rritja e çmimeve në treg ndërkombëtar. S’ka indikator që tregon se do kemi stabilitet”.

Sipas një raporti, Shqipëria renditej e 66 sa i takon thithjes së investimeve të huaja. Haxhi ka renditur sipas tij arsyet pse nuk janë të bindur investitorët që të vijnë në vendin tonë.

“Ato që nuk kanë bindur dhe më parë, janë konstatime të përsëritura në radhë të parë është thënë pasi ka pasur progres por progresi nuk është kaq i prekshëm për investitorët që është pjesa e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.  Kjo ka qenë kryefjala në çdo raport, që ka konfirmuar se Shqipëria ka një problem në lidhje me këtë aspekt që e disavantazhon edhe në krahasim me rajonin. Pjesa tjetër lidhet me konkurueshmërinë dhe këto do të përmendja pjesën qoftë të edukimit apo zhvillimit teknologjik të njohurive apo infrastrukturën në përgjithësi të ambientit të të bërit biznes te ne. Pjesa e informalitetit është element i rëndësishëm . Por ne jemi treg i vogël, arma e fuqishme është pozicioni gjeografik. Pjesa tjetër është pagat e ulëta. Renditje negative për shqiptarët por pozitive për investitorët.  Por nuk është tërheqje e shëndetshme”, tha ai. /abcnews.al