Rritja e çmimit të energjisë? Kraja: Do të godasë direkt konsumatorin shqiptar, do prekë shpenzimet e ushqimeve

schedule19:26 - 14 Prill, 2022

schedule 19:26 - 14 Prill, 2022

Eksperti i ekonomisë Akil Kraja, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, foli për deklarata e fundit të bëra nga ana e kryeministrit Edi Rama dhe Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, për rritjen e çmimit të energjisë për familjet që konsumojnë më shumë se 700 kwh energji elektrike në muaj.

Kraja tha se kjo do të thotë që çdo familje që do të harxhojë mbi këtë fashë do të paguajë 3 herë më shumë energji.

Sipas tij kjo do të thotë goditje për ekonomitë familjare, duke patur parasysh se 44% e buxhetit familjar shkon për ushqime.

Sipas tij kjo rritje vjen si pasojë e dështimit të qeverisë dhe institucioneve energjitike, të cilat nuk kanë arritur të menaxhojnë siç duhet humbjet në rrjet.

Pjesë nga biseda:

Kraja: Fatkeqësisht nuk është thjeshtë me përqindje është me herë. Nëse ju thoni me të drejtë se 700 kwh përkthehet në 8 mijë lek konsum, përkthehet me herë. Ideja që u prezantua ditët e shkuara është fare thjeshtë. Për çdo familje që harxhon mbi 8 mijë lekë në muaj energji do të paguajë 3 herë më shumë. Pse po ndodh? Ndoidh sepse sistemi energjetik në Shqipëri nuk ka patur investime infrastrukturore të mjaftueshme për të mbuluar humbjet, që shkojnë 200-300 milionë euro. Kur ka një krizë ka një rritje të çmimit energjetik, por fakti qëndron se në Shqipëri, kishim mundësi që këtë rritje ta kompensonim fare thjeshtë sikur qeveria të menaxhonte atë 22% humbje të sistemit energjetik.

Xhokaxhi: Sa ndikon humbja në treg?

Kraja: Sikur mos kishim 22% humbje nuk do të kishim nevojë të rrisnim çmimin për familjarët. Ne importojmë 20% të energjisë, sikur mos kishim humbje nuk do të kishim rritje të çmimit.

Xhokaxhi: Sa përqind e popullsisë nuk preket nga rritja e çmimit? Një familje e vogël në stinën e dimrit padiskutim që konsumon më shumë se 700 kwh.

Kraja: 34% e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave. 44% e buxhetit të shqiptarëve shkon për ushqim, dhe nëse do të rritet energjia atëherë t’i prek buxhetin e ushqimeve.

/Abcnews.al/