Rritja e çmimeve, ulet pritshmëria e qytetarëve dhe bizneseve në ekonomi

schedule19:34 - 7 Tetor, 2021

schedule 19:34 - 7 Tetor, 2021

Pritshmëritë e bizneseve dhe qytetarëve për gjendjen financiare kanë rënë ndjeshëm gjatë muajit shtator të këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi një rënie me rreth 1.8 pikë  gjatë muajit shtator.

Kjo tendencë rënëse e nisur që në muajin gusht, vjen pas rritjes së konsiderueshme të shënuar gjatë 7-mujorit të parë të vitit 2021.

Rënia e besimit në ekonomi për të dytin muaj radhazi lidhet me shtrenjtimin e produkteve ushqimore  dhe energjitike e cila po vlerësohet si sfidë e re në ekonomi. Sektorët që kanë pasur përkeqësim të treguesve janë  ndërtimi dhe shërbimet.

Në vendin tonë me rritjen e ushqimeve të shportës, bukës dhe të naftës, ka kapërcyer edhe çmimi i gazit. Së fundmi kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe për një krizë energjetike me të cilën po përballet bota dhe pritet që të na prekë edhe ne. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!