Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rritja e çmimeve u ka shkuar në “majë të hundës” grekëve, protesta të dhunshme para Kuvendit, qytetarët sulmojnë policinë me molotov

schedule14:54 - 9 Nëntor, 2022

schedule 14:54 - 9 Nëntor, 2022

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në Athinë e Selanik, për shkak të çmimeve të shtrenjta të ushqimeve dhe karburanteve.

Qytetarët grekë kanë dalë këtë të mërkurë nëpër rrugët e qyteteve për të kërkuar nga qeveria të rregullojë çmimet  e ushqimeve, pasi shtrenjtimi u tyre po e bën të papërballueshme jetesën.



Protesta ka paralizuar rrugët e Greqisë, duke shkaktuar tensione para Kuvendit, ku protestuesit kanë qëlluar me molotov efektivët që ndodheshin para godinës.

Persona të panjohur kanë hedhur bomba molotovi në drejtim të policisë në Syntagma.

Në protestë morën pjesë edhe presidentët e SYRIZA, Alexis Tsipras dhe PASOK-Lëvizja për Ndryshim, Nikos Androulakis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!