“Rritja e çmimeve shkak i luftës”, Borrell në Tiranë: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, duhet të hapen negociatat

schedule12:03 - 15 Mars, 2022

schedule 12:03 - 15 Mars, 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell këtë të martë ka qenë  në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij Borrell është shprehur se Shqipëria tashmë ika përmbushur kushtet dhe është e gatshme që të integrohet në BE dhe për këtë do të ketë mbështetjen e tij deri në fund të rrugëtimit.

Ndër të tjera ai është shprehur se është e rëndësishme që Evropa të jetë e bashkuar.

 

“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për  hapjen e negociatave dhe unë e mbështes punën që bëhet dhe do të mbështes ecurinë e hapjes së negociatave. Më lejoni të them se unë dhe kolegët e mirë dhe komisioneri Oliver jemi të përkushtuar që ka të bëjë me stabilitetin rajonal dhe sot më shumë se kurrë duhet që të përkrahim evropianët e bashkuar. Nuk mund të them diçka që mundtë më angazhojë mua se nuk varet prej meje por ne po bashkëpunojmë sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Borrell.

Gjithashtu Borrell ka përmendur dhe protestat e zhvilluara në lidhje me rritjen e çmimeve në vendin tonë ku është shprehur se kjo është pasojë e luftës.

Sipas tij kjo është një ndër armët që po përdor Rusia, ndaj të gjithëve që ka çuar në ndalimin e eksporteve  të disa mallrave.

“Rritja e çmimeve nuk është vetëm një problem në Shqipëri por janë pasoja të luftës, dhe kjo s’ka lidhje me sanksionet por është një proces që ka nisur më parë me rritjen e energjisë, naftës pasi është një varësi e të gjithëve ne, pasi Rusia tashmë po na e përdor dhe si armë. Kjo është pasojë e luftës, e ndalimit të eksporteve, rritjes së produkteve që na prekin të gjithë ne në Evropë, Ballkanin Perëndimor etj”, ka thënë ai./abcnews.al