Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku denoncon rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe produkteve bazë në vend. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku thekson se rritja e kostos dhe produkteve vjen si pasojë e taksave të larta.
“Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta.
Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë.
Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj,” shkruan Tabaku. g.v/abcnes.al