Rritja e çmimeve, India ndalon eksportet e grurit

schedule08:41 - 14 Maj, 2022

schedule 08:41 - 14 Maj, 2022

India ka ndaluar eksportet e grurit pas rritjes së çmimeve në mbarë botën për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.  India është prodhuesi i dytë më i madh në botë i grurit, pjesa më e madhe e të cilit konsumohet në vend, shkruan CNN.

Qeveria përmendi rritjen e çmimeve të grurit dhe nevojën për të mbrojtur sigurinë ushqimore në Indi dhe vendet fqinje të cenueshme si katalizator për ndryshimin e politikës së saj të eksportit.

Ukraina dhe Rusia së bashku janë përgjegjëse për rreth 14% të prodhimit global të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.

Eksportet e grurit nga rajoni i Detit të Zi kanë shënuar rënie që kur Rusia pushtoi Ukrainën në fund të shkurtit, duke dërguar blerësit globalë që t’i drejtohen Indisë për të lehtësuar mungesën e furnizimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!