Rritja e cilësisë ne mësimdhënie / Manastirliu: Inspektime në shkolla e kopshte publike e private

schedule15:36 - 22 Korrik, 2024

schedule 15:36 - 22 Korrik, 2024

Infrastruktura dhe përgatitja e edukatorëve dhe mësuesve në kopshtet e shkollat publike dhe private do të jenë në fokus të kontrolleve të Ministrisë së Arsimit.  Një plan masash është përgatitur dhe do të zbatohet para nisjes së vitit të ri shkollor.

Ne kemi tashmë një plan masash intensive për inspektimet në kopshte dhe shkolla, publike dhe jo publike. Një rëndësi të veçantë do t’i kushtojmë cilësisë së mësimdhënies. Përpos faktit se jemi duke plotësuar të gjitha vakancat në sistemin arsimor për transferimin e mësuesve dhe në shkollat ku kemi lëvizshmëri të nxënësve dhe gjithashtu edhe në sistemin jo publik në shkollat private ku do të kemi një vëmendje të shtuar jo vetëm për infrastrukturën që ka një rëndësi parësore por edhe për përputhshmërinë e mësuesve me ato standarde që ne duam, duke filluar nga licencimi i tyre, verifikimin e dosjeve të tyre të edukimit në vazhdim dhe gjithashtu të përputhshmërisë me lëndët që ato japin në shkolla për të garantuar një cilësi të lartë të mësimdhënies si në arsimin publik dhe atë privat.”

Ministrja e Arsimit ishte në Berat ku pa punimet e kryera në shkollën “Babë Dudë Karbunara” e cila me  9 shtator do të  hapë dyert për 640 nxënës dhe mësues. Në të gjithë vendin tha ministrja Manastirliu po punohet në  40 kantiere për të krijuar kushte më të mira   për mësim.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!