SHKODER – Rritet sipërfaqja e tokave në ujë si pasojë e reshjeve në Shkodër. Në përditësimin e situatës deri në Mesditë, thuhet se sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1120 Ha, duke shënuar një rritje me 20 Ha
Njoftimi i plotë:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 12.00 te dates 20.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.15 nuk ka ndryshim me oren 08.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.15 m me nje rritje prej 5 cm me oren 08.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, ka rritje me 20 Ha me oren 08.00 te dates 20.01.2023
Njesia Administrative Dajç 20 Ha e permbytur (pjesa e tokave pas argjinatures)
Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e permbytur.
Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e kalueshme vetem me mjete te kalueshmerise se larte.
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet I kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Momentalisht vazhdojne reshjet e dendura te shiut.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates./abcnews.al