Rritet shitja e librave historike për nazizmin në Rusi

schedule12:27 - 11 Tetor, 2022

schedule 12:27 - 11 Tetor, 2022

Shitja e librave historike në Rusi për Gjermaninë naziste ka shënuar rritje. Gazeta ruse Kommersant tha se ka pasur një “rritje të mprehtë” të interesit për librat për Luftën e Dytë Botërore dhe Gjermaninë naziste që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Nga 21 shtatori deri më 4 tetor shitjet e librave u rritën me 405%, në krahashim me 7-20 shtator. Një nga librat më të shitur ka qenë edhe historia e Luftës së Dytë Botërore e Winston Churchill.

Një nga arsyet, sipas kritikes së letërsisë,  Galina Yuzefovich, tha se njerëzit kanë nevojë për një shpjegim të asaj që po ndodh në vendin e tyre.

Ajo shtoi se meqenëse mediat ruse nuk ofrojnë një mbulim të qartë, njerëzit po i drejtohen librave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!