Rritet sërish numri i viktimave nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:03 - 17 Shtator, 2021

schedule 15:03 - 17 Shtator, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë  regjistruar 19 viktima nga COVID. Ndërkohë  janë konfirmuar pozitivë 279 raste të reja nga 6 mijë testime të kryera në total.

Lajmin e ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë në Kosovës përmes një njoftimi për media. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1200 pacientë.

“Nga 6.079 testime, 279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

 Sot janë shëruar 1.269 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 143.333. Në total numri i rasteve aktive është 12.464”, ka njoftuar Ministria. m.v/abcnews.al