Rriten pagat e administratës mesatare/ INSTAT: Është ulur edhe papunësia

schedule14:11 - 12 Shtator, 2023

schedule 14:11 - 12 Shtator, 2023

Tregu i punës përtej problematikave ka vijuar të ketë ecuri pozitive. Statistikat e INSTAT tregojnë se pagat kanë vijuar trendin rritës të ndikuara sidomos nga vendimi i qeverisë për ndryshim të nivelit të pagave në administratë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, paga mesatare bruto për grupaktivitetin e Administratës publike dhe mbrojtjes; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale, ka rritjen më të madhe prej 20,4 %.

Ndërkohë që Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të dytë 2023, është 70.905 lekë, duke u rritur me 16,9 %.

Aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni.
Bujqësia mbetet një prej sektorëve ku ofrohen pagat me nivelin më të ulët duke u renditur e fundit.Disi më mirë rezultojnë ndërtimi dhe industria.

Ndërkohë që shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 10,7% duke pësuar një ulje të lehtë me 0,4 pikë përqindje. Nga të dhënat rezulton se burrat e kanë më të vështirë të gjejnë punë se gratë, teksa të dhënat tregojnë se papunësia te meshkujt u rrit dhe te femrat u ul./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!