Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi.
Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 72 pacientë humbën jetën, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,232.
95,7% e viktimave kishin sëmundje të tjera.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Greqi janë regjistruar 3,080 raste të reja me Covid-19 dhe numri i të prekurve që nga fillimi i pandemisë është 270, 230 persona, prej të cilëve 51,5% janë burra.
Sakaq 753 pacientë ndodhen në intubim, ndërsa që nga fillimi i pandemisë 1,733 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje e rëndë.
/abcnews.al/