Rritet numri i viktimave pas shpërthimit të zjarrit në Kinë, raportohet për persona të bllokuar

schedule15:24 - 24 Janar, 2024

schedule 15:24 - 24 Janar, 2024

Ka shkuar në 39 numri i viktimave pas shpërthimit të një zjarri në bodrumin e një dyqani në Xingyu në provincën Jiangxi. Si pasojë e zjarrit, 9 persona kanë mbetur të plagosur ndërsa raportohet për të tjerë nën rrënoja.

Zjarri shpërtheu pasdite në bodrumin e një dyqani në Avenue Tiangongnan në distriktin Wushui. Menjëherë pas ngjarjes tragjike, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për masa për të reduktuar incidentet dhe për të mbrojtur qytetarët.

Incidenti ndodhi vetëm pesë ditë pas një zjarri në një shkollë në provincën Henan të Kinës qendrore, ku mbetën të vrarë 13 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!