Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rritet numri i viktimave nga trazirat në Irak, BE bën thirrje për dialog politik

schedule08:51 - 30 Gusht, 2022

schedule 08:51 - 30 Gusht, 2022

Iraku është zgjuar këtë të martë mes përleshjeve dhe trazirave, që erdhën si pasojë e dorëheqjes nga poltika klerikut të fuqishëm shiit, Muqtada al-Sadr.

Burime për Al Jazeera kanë bërë me dije se numri i viktimave ka shkuar në 30, gjatë përleshjeve në Zonën e Gjelbër të Bagdadit.

Lexo edhe: Trazira të dhunshme politike në Irak, të paktën 15 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur

Po ashtu, i njëjti burim mjekësor ka thënë se 700 njerëz u plagosën, duke përfshirë 110 anëtarë të forcave të sigurisë.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për përleshjet në Bagdad dhe u bëri thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë përmbajtjen maksimale dhe të qëndrojnë të qetë.

“Është kritike për të gjithë aktorët që të shmangin çdo veprim që mund të çojë në dhunë të mëtejshme”, tha BE në një deklaratë.

“E ritheksojmë se duhet të respektohen të gjitha ligjet dhe të ruhet integriteti i institucioneve. Të gjitha palët duhet të punojnë drejt zbutjes së tensioneve dhe të angazhohen në dialog politik brenda kornizës kushtetuese, si mjeti i vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”, thuhej më tej në deklaratë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!