Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Serbi

schedule15:23 - 19 Prill, 2020

schedule 15:23 - 19 Prill, 2020

5 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Serbi duke e çuar në 122 numrin e përgjithshhëm të viktimave.

Ndërkohë 324 raste të reja të infektuar me koronavirus janë shënuar këtë të dielë në Serbi duke e çuar në 6 318 numrin e të infektuarve në këtë shtet.

Sipas raporteve më të fundit rezulton se shkalla e vdekshmërisë është tani 1.93 përqind. Deri më tani numri i personave të shtruar në spital është 3 900 dhe 753 janë shëruar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!