Rritet numri i viktimave nga Covid 19 në Serbi, në 24 orë konfirmohen 93 raste të reja

schedule16:16 - 4 Maj, 2020

schedule 16:16 - 4 Maj, 2020

Katër persona kanë humbur jetën dhe 93 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Serbi.

Numri i viktimave nga Covid 19 deri më tani ka shkuar në 197, ndërkohë i të infektuarve në 9.557. Deri më tani në spitalet e Serbisë gjenden të shtruar 2.023 pacientë, kurse 53 prej tyre janë në gjendje kritike.

Ndërkohë presidenti i vendit ka paralajmëruar se me datë 6 do të heqë dhe gjendjen e jashtëzakonshme, ndaj koronavirusit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!