Rritet numri i viktimave nga COVID-19 në Francë

schedule17:31 - 18 Shtator, 2020

schedule 17:31 - 18 Shtator, 2020

Në Francë situata e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se numri i viktimave është rritur. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 123 viktima.

Ndërkohë ka pasur edhe një shtim të rasteve të reja me koronavirus, po ashtu edhe numri i personave të moshuar, të shtruar në spitale është rritur.

“Për herë të parë që nga heqja e izolimi (mars-maj), ne po shohim një rritje të vdekjeve nga Covid-19. Intensifikimi i përhapjes së virusit midis grupmoshës më të vjetër shton frikën për vazhdimin e shtrimeve në spital dhe rritjen e viktimave në javët në vijim”, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore në Francë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!