Një viktimë dhe tetë raste të reja me koronacvirus janë konfirmuar këtë të martë në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë nga Covid-19 një paciente nga Tetova e moshës 59 vjeçe e cila prej 15 ditësh ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjatë 24 orëve të kaluara janë kryer 185 testime, ndërkohë që janë vërtetuar 8 raste të reja me koronavirus, 3 në Shkup, 1 në Manastir dhe 4 në Veles.
Ndërkohë janë shëruar edhe 21 pacientë, 8 në Shkup, 6 në Kumanovë, 1 në Shtip,2 në Prilep, 1 në Tetovë, 1 në Veles, 1 në Koçanë dhe 1 në Makedonski Brod.
Në bazë të kësaj numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 1,526, numri i të shëruarve në 1,013, të atyre që kanë humbur jetën është 86./abcnews.al