Rritet numri i viktimave në Gaza, rreth 600 palestinezë të vrarë dhe mijëra të plagosur

schedule15:01 - 9 Tetor, 2023

schedule 15:01 - 9 Tetor, 2023

Të paktën 560 palestinezë janë vrarë dhe 2,900 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë.

Luftimet e ashpra vazhdojnë edhe sot, me ushtrinë izraelite që ka nisur një sulm “të gjerë” ndaj qendrave të Hamasit në Gaza pas një breshëri sulmesh me raketa nga grupi në qytetet izraelite.

Më herët, ministri i mbrojtjes i Izraelit urdhëroi një rrethim total të Gazës, duke thënë se do të kishte një bllokadë të “energjisë elektrike, ushqimit, karburantit”.

Ndërkohë sirenat e alarmit janë dëgjuar në të gjithë pjesën veriore të Izraelit.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!