Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve nga Covid 19 në Serbi, konfirmohen 219 raste të reja

schedule17:20 - 8 Prill, 2020

schedule 17:20 - 8 Prill, 2020

Katër persona kanë humbur jetën dhe 219 raste të reja janë konfirmuar pozitiv me koronavirus në Serbi, gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të prekurve deri më tani me Covid 19 në Serbi ka shkuar në 2,666, ndërsa i viktimave në 65.

Që nga raporti i fundit, deri në ora 15:00, janë testuar mostrat e 1,135 personave, nga të cilët 219 kanë rezultuar pozitivë.Në spitale janë shtruar 1,705 pacientë, ndërsa gjithsej 112 pacientë janë në respiratorë.

Të vdekurit e ditës së djeshme ishin të moshës mesatare 62 vjeç dhe ishin me disa sëmundje të tjera të shoqëruara. Ndërkohë deri më tani, në Serbi janë testuar gjithsej 10.761 persona./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!