Koronavirusi ka shkaktuar në mënyrë indirekte një pandemi të vetëvrasjeve të të miturve në Europë, me të dhëna nga vende të ndryshme që tregojnë një përkeqësim të të problemeve psikologjike.
Megjithëse të dhënat për Bashkimin Europian nuk janë ende të disponueshme, autoritetet kombëtare po konstatojnë njëra pas tjetrës një rritje të konsiderueshme, veçanërisht të vetëvrasjeve tek të rinjtë.
Në Spanjë, dega lokale e Save the Children paralajmëroi muajin e kaluar se problemet e shëndetit mendor midis fëmijëve ishin trefishuar gjatë pandemisë, me 3% që raportuan se kishin menduar të vetëvriteshin. Vetëvrasja është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve tek personat e moshës 15-29 vjeç, një prirje që është zhvilluar gjatë 13 viteve të fundit, raporton abcnews.al
Në Kroaci, vetëvrasjet shënuan rritje në vitin 2020 në krahasim me një vit më parë. Megjithatë, ka pasur një rritje prej 57,1% të vetëvrasjeve në grupmoshën 15-25 vjeç. Megjithatë, më të rrezikuarit janë ata mbi 65 vjeç, që përbëjnë pothuajse 40% të të gjitha rasteve.
Në Bullgari, sipas të dhënave, 500 persona kryejnë vetëvrasje gjatë një viti, 70% e të cilëve janë të rinj. Në Poloni, numri i vetëvrasjeve ka shënuar rënie në popullatën e përgjithshme, por ka shënuar rritje te fëmijët dhe adoleshentët.
Krahas kësaj, kërkesa për trajtim psikiatrik është gjithashtu në rritje, por ka vetëm një psikiatër për 20,000 të rinj. Në mënyrë të ngjashme në Sllovaki, numri i vetëvrasjeve të raportuara në vitin 2020 ishte më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, megjithëse është konstatuar një rritje midis personave të moshës 30-50 vjeç.
/abcnews.al