Rritet numri i të shtruarve në Spitalet Covid

schedule16:19 - 6 Shtator, 2020

schedule 16:19 - 6 Shtator, 2020

Numri i personave me koronavirus, të shtruar në të dy spitalet Covid ka arritur në 193 persona, duke shënuar kështu shifrën më të lartë që prej nisjes së pandemisë.

Vërehet se kjo rritje ka ardhur në mënyrë të vazhdueshme ditë e fundit, ku 190 persona kanë qenë të shtruar një ditë më parë dhe 189 një ditë më herët.

Sipas Ministrise së Shëndetësisë, 13 pacientë po marrin terapi intensive në reanimacion ndërsa 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Mësohet se në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 130 persona.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!