Rritet numri i të sëmurëve në burgjet e Izraelit

schedule17:18 - 3 Qershor, 2023

schedule 17:18 - 3 Qershor, 2023

Numri i të burgosurve të sëmurë në burgjet izraelite ka kaluar shifrën 750, dhe 23 prej tyre janë të sëmurë me kancer.  Shoqata e të burgosurve dhe të liruarve Vaid, që vepron në Gaza, bëri një deklaratë në lidhje me gjendjen shëndetësore të palestinezëve në burgjet izraelite dhe neglizhencën ndaj tyre.

Në deklaratën ku thuhet se Izraeli zbaton një “politikë sistematike të neglizhencës mjekësore” ndaj palestinezëve në burgje, theksohet se janë refuzuar kërkesat e palestinezëve të sëmurë për ekzaminim, operacion dhe transferim në klinika.

Thuhet se numri i të paraburgosurve të sëmurë në burgje ka kaluar në mbi 750 dhe 23 prej tyre janë diagnostikuar me kancer. Është raportuar se gjendja shëndetësore e Walid Dhaka dhe Asif er-Rufai, pacientë palestinezë me kancer në burgjet izraelite, është shumë e rëndë.

– Të burgosurit e sëmurë palestinezë dhe praktika izraelite e “neglizhencës mjekësore”

Sipas Komisionit Palestinez të të Burgosurve dhe Ish-të Burgosurve, në burgjet izraelite ndodhen 4.900 të burgosur palestinezë.

Pas vdekjes së të burgosurit palestinez Hidir Adnan në burg më 2 maj, në ditën e 87-të të grevës së tij të urisë kundër “arrestit administrativ” të Izraelit, neglizhenca mjekësore e Izraelit ndaj të burgosurve palestinezë doli sërish në pah.

Të burgosurit e sëmurë palestinezë në burgjet izraelite, veçanërisht Walid Dhaka dhe Asif er-Rufai, të cilët kanë kancer, kërkojnë që trajtimi që u nevojitet të mos vonohet dhe të intensifikohet ndjekja e tyre mjekësore. Të paraburgosurit e sëmurë, që duan të shtojnë vaktet e ushqimit, kërkojnë që ushqimi të jepet sipas gjendjes së tyre shëndetësore.