Rritet numri i të  rinjve të infektuar, drejtori i Covid 2: Shkak mund të jenë mutacionet e reja

schedule12:41 - 26 Shkurt, 2021

schedule 12:41 - 26 Shkurt, 2021

Këtë të premte duket se në spitalin Infektiv është një situatë e qetë persa i përket fluksit të pacientëve me Covid.

Sipas burimeve bëhet me dije se në ditë bëhen rreth 40 shtrime, ku vihet re se pjesa më e madhe janë persona në moshë të re.

Gazetarja Ema Shazivari raporton për ABC se drejtori i spitalit “Shefqet Ndroqi”,  Perlat Kapisyzi , i ka konfirmuar se ka dyshime të forta se infektimi në masë i të rinjve ka të bëjë me mutacionet që ka pësuar virusi. Ndërkohë ka kaluar një muaj nga dërgimi i mostrave të para të marrë nga qytetarët e dyshuar si të infektuar me Covid por akoma nuk ka asnjë përgjigje në lidhje me këtë.

Ndërkohë kujtojmë se ditët e fundit në vendin tonë janë shënuar shifra të larta të humbjes së jetës dhe të rasteve të reja të konfirmuara me Covid. Një ditë më parë në vendin tonë janë raportuar se kanë humbur jetën 21 persona dhe janë konfirmuar me Covid 986 raste të reja.  e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!