Rritet numri i të prekurve nga virozat

schedule17:02 - 10 Gusht, 2018

schedule 17:02 - 10 Gusht, 2018

Temperaturat e larta dhe mbipopullimi i plazheve e pishinave ka rritur numrin e personave të prekur nga virozat. Mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar kryesisht tek fëmijet e vegjël, pasi simptomë e virozës në këtë sezon është temperatura e lartë, që zgjat disa ditë.

Bëni kujdes në plazhe dhe pishina! I nxehti dhe mbipopullimi i tyre ka ndikuar në përhapjen me shpejtësi të virozave që shoqërohen me temperaturë të lartë për disa ditë.

Blerta Deda, pediatre:“Mund të prekin dhe pjesën e gojës me atë sëmundjen tipike që quhet sëmundja dorë-gojë-këmbë.”

Rastet më të shpeshta mjekët i kanë kostatuar tek fëmijët. Këto viroza përhapen nga kontakti i ngushtë me personin e infektuar, prandaj mjekët këshillojnë më shumë vëmendje ndaj higjenës personale.

Blerta Deda, pediatre:“Në përgjithësi nëpërmjet rrugëve ajrore, spërklat, tështima apo në kontakt të ngushtë me sende dhe objekte që përdor personi i infektuar psh: gotën, lugën apo prekja shumë e afërt me duar e vezikulave e lezioneve të infektuara. Faktorët që i predispozojnë për tu përhapur shumë në këtë sezon janë temperaturat shumë të larta si dhe mbifrekuentimi i plazheve dhe pishinave, sepse dendësia është shumë e madhe për ato sipërfaqe.”

Mesatrisht në një ditë, një mjek pediatër në një qendër shëndetësore në Tiranë, kryen rreth 30 vizita. Ky numër në urgjencën e pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë është më i lartë. 24 orët e fundit këtu kanë kërkuar ndihmën e mjekut rreth 250 pacientë të vegjël./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!