Rritet numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë, Peja vendoset në karantinë

schedule07:47 - 26 Prill, 2020

schedule 07:47 - 26 Prill, 2020

Në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e kornavirusit dhe pas konfirmimit të rasteve të reja në Pejë, komuna është vendosur e gjitha në karantinë.

Drejtoria e Shëndetësisë në këtë komunë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se në kuadër të mbrojtjes nga Covid 19 komuna do të jetë e gjitha në karantinë.

Ndërkohë deri më tani numri i personave të prekur me koronavirus në Kosovë është 731, ku vetëm 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja dhe deri më tani 20 persona kanë humbur jetën.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Pejës,

Peja shpallet qytet KARANTINE ç’ka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuar nga 76 testime të bëra sot.

Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në menyrë që mjekët,infermieret,policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin

shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë.

Nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund tê dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që janë në krye të detyrës këto ditë.

Rrini në ? Bëni Kujdesë, Pa Panik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!