Rritet numri i të infektuave me Covid në Berat, mes tyre punonjës të administratës

schedule11:30 - 8 Korrik, 2020

schedule 11:30 - 8 Korrik, 2020

Pesë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të mërkurë në Berat, duke e çuar në 20 numrin e pacientëve aktive me Covid në këtë qytet.

Burime për Abc News bëjnë me dije se dy nga të infektuarit janë punonjës të Shërbimit Publik të Higjenës, një çift të cilët dyshohet se e kanë marrë infektonin në spitalin QSUT në Tiranë dhe një rast është nga fshati Kajkanjoz.

LEXO EDHE: 68 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, si është harta e shpërndarjes

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 68 raste të reja, duke e çuar në 3106 numrin e përgjithshëm të infektuarve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!