Rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 30 raste të reja

schedule14:27 - 2 Prill, 2020

schedule 14:27 - 2 Prill, 2020

30 raste të reja janë konfirmuar me koronavirus këtë të enjte në Maqedoninë e Veriut duke e çuar në 384 numrin e përgjithshëm të personave të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të kaluara nga testet e kryera janë konfirmuar 30 raste, 12 janë në Shkup, 8 në Kumanovë, 9 në Prilep dhe 1 në Kriva Pallankë.

Ndërkohë si pasojë e Covid 19 deri më tani në Maqedoninë e veriut kanë humbur jetën 11 persona.

Ndërsa sipas qyteteve, më shumë të infektuar ka në: Shkup – 195, Kumanovë – 62, Dibër – 47, Shtip – 15, Prilep – 21, Tetovë – 13, Strugë – 9, Veles – 6, Manastir – 4, Ohër – 3, Kavadar – 2, Gostivar – 1, Gjevgjeli – 2, Strumicë – 1, Kriva Pallankë – 2 dhe  Koçani – 1.

Gjatë natës së kaluar janë bërë 342 teste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!