Dy persona kanë humbur jetën dhe 41 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.
Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 15.855 me të cilëve 632 persona kanë humbur jetën.
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.e.su./abcnews.al


